Sport

Kapiteni fantastik për tre pikëshin e madh


Kapiteni Karim Benzema e udhëhoqi Real Madrid-in edhe drejtë një tre pikëshi të rëndësishëm.

Francezi ishte perfekt në secilin aspket të ndeshjes duke shënuar dy dhe asistuar një, në tre golat e klubit madrilen.

20, 30, 40 – këto ishin minutat e golave në pjesën e parë.

Fillimisht Benzema shfrytëzoi pasimin e Kroos për golin e avantazhit të Real Madrid.

Po i njëjti shënoi dhjetë minuta më vonë për 2-0.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Celta ngushtoi shifrat, me anë të Santi Mina-s.

Deri në minutën e fundit të ndeshjes gjithçka mbeti e njejtë me dy ekipët që shpërdoruan shumë mundësi.

Në fund ishte përsëri Benzema, që me një super asistim gjeti Asensio-n.

Ky i fundit vulosi rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë fitore Real Madrid shkon në dhjetë ndeshje me radhë pa humbje, dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë.

Me një ndeshje më shumë, Los Blancos kanë një pikë më shumë se Barcelona dhe tre më pak se Atletico.

Barcelona udhëton te Real Sociedad-i, Atletico pret Alaves-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore