Aplikacione

Kanadaja vendos të ndalojë WeChat në pajisjet qeveritare


Kanadaja ka shpallur një vendim për të ndaluar përdorimin e aplikacionit WeChat në pajisjet qeveritare të saj.

WeChat, i njohur edhe si “aplikacioni për te gjitha,” përdoret për komunikim, ndarje të mesazheve, blerje online dhe shumë funksione të tjera, ky aplikacion kombinon funksione të WhatsApp, Facebook, Amazon dhe Tinder, të tëra në një vend.

Tencent Launches WeStore, Its New E-Shop Offering on WeChat

Megjithatë, shqetësimet për sigurinë kanë shtuar sfidat për WeChat.

BBC ka tentuar të kontaktojë Tencent, kompaninë kineze që e zotëron WeChat, për të marrë një koment në lidhje me vendimin e Kanadasë, por deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare.

WeChat është një nga aplikacionet më të përdorura në botë dhe ka një bazë të madhe përdoruesish.

Përdoret gjerësisht në Kinë dhe është i njohur edhe në Azinë Juglindore, si dhe ndër komunitetet e diasporës kineze në shumë vende të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore