Sport

Atletika Uellsiane bllokohet nga Covid-19


Kampionati i Atletikës në Uells, që do të zhvillohei në ambjente të brendshme, si dhe Kampionati i krosit përgjatë gjithë Uellsit, do të anulohen për shkak të pandemisë Covid-19.

Aktiviteti i përvitshëm i këtyre garave, ze vend në janar ose shkurt nëse do të flitej për kushte normale. Organi drejtues i Atletikës Uellsiane (Wells Athletics/WA), ka deklaruar:

“Edhe një herë ne duhet t’i japim përparësi përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar shëndetin publik.

E vlerësojmë plotësisht durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të komitetit të atletikës në Uells.

Njoftime mbi normalizimin e aktivitetit do të komunikohen sapo të zgjjidhen masat e rrepta të marra në kuadër të pandemisë dhe sigurisë kombëtare”./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore