Sport

“Kafe” me shije titulli


Plot 3,956 ditë kanë kaluar qëkur Inter-i do të shpallej për herë të fundit kampion në Serie A.

11 vite plot ulje-ngritje.

Shumë sezone në vend të parë gjatë sezonit, por asnjëherë në fund.

Shumë momente turpëruese dhe zhgënjime të mëdha, por Inter, siç duket, më në fund po kthehet.

Të dielën përballë Torino-s, zikaltrit arritën fitoren e tetë me radhë në Serie A. Ata u konfirmuan si skuadra e momentit.

Ajo që i mungonte Inter-it vitet e fundit, këtë vit po i fiton ndeshjet: shpirti luftarak.

Inter-i nuk është gjithmonë skuadra dominuese në fushë, por është e sigurt që të përzgjedhurit e Conte-s do të japin 100%-shin deri në frymën e fundit.

Kështu ndodhi edhe me Torino-n, një gol në minutat “e vdekjes” nga Lautaro, që Inter të merrte një trepikësh shumë të vlefshëm.

Kur mendohej që dita nuk mund të shkonte më mirë për zikaltrit, Politano foli ndryshe, i huazur nga “Guizeppe Meazza”, favorin për skuadrën ëmë e kryen në “San Siro”.

Milan 0-1 Napoli, goli i fitores – Politano, Inter plus nëntë në krye.

Kur kanë mbetur edhe 11 javë deri në fund, Inter-i ëndërron titullin.

Madje, me festimin e djeshëm pas golit, Alexis, Lautaro dhe Hakimi shijojnë edhe një “kafe” me shije titulli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore