Përballje

Ka paqe në “Air Albania”, Shqipëria barazon me Gjeorgjinë


Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Kuqezinjtë ishin dominant ndaj Gjeorgjisë, të cilët mbajtën topin 56% të kohës.

Kombëtarja shqiptare kishte mundësi të shumta shënimi, ndryshe nga Gjeorgjia.

Shqipëria kishte 14 mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzuan ato për të dalur fitues nga Air Albania.

Ylli i Southampton, Armando Broja ishte startues në ndeshje, por u zëvendësua në pjesën e dytë me Sokol Cikalleshin.

Pavarësisht se nuk fituan, kombëtarja shqiptare treguan se janë shumë serioz dhe mund të mposhtin edhe kombëtaret e mëdha.

Në ndeshjen e kaluar, Shqipëria u përballë me Spanjën dhe ishin shumë afër barazimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore