Sport

Juventusi fillon kontaktet me kapitenin e Bologna-s


Lewis Ferguson

Drejtori sportiv i Juventus-it, Cristiano Giuntoli thuhet se ka qenë në kontakt me agjentin e mesfushorit të Bologna-s dhe ndërkombëtarit skocez Lewis Ferguson gjatë ditëve të fundit për të diskutuar mundësinë e një transferimi në Torino gjatë verës.

Bardhezinjtë tashmë kanë punuar për një lëvizje për Teun Koopmeiners të Atalanta-s përpara afatit kalimtar të verës, por ata mund të jenë gati të sjellin disa përforcime në mesfushë gjatë muajve të ardhshëm.

Ferguson ka të ngjarë t’i kushtojë Juventus-it shumë më pak se Koopmeiners, por interesi i Giuntoli-t për skocezin nuk ndikon domosdoshmërisht në ndjekjen e skuadrës për holandezin.

Sipas raporteve nga “Calciomercato.com”, kapiteni i Bologna-s do t’i kushtonte Juventus-it të paktën 25 milionë euro.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” nuk është e vetmja palë e interesuar në Ferguson, pasi interes kanë regjistruar edhe Milan-i, Napoli dhe Lazio.

Nëse Juventus-i do të ndiqte Ferguson dhe Koopmeiners gjatë verës, ndjekja e tyre për mesfushorin brazilian të Atalanta-s, Ederson do të binte më poshtë në listën e prioriteteve.

Ederson, megjithatë, ka interes nga La Liga, veçanërisht nga Atletico Madrid sipas një raportit të së mërkurës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore