Përballje

Juventus shënon fitore në frymën e fundit ndaj Fiorentina-s


Juventus-i ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë përballë Fiorentina-s.

Bardhezinjtë arritën të marrin një fitore minimale në udhëtim, me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e fundit të ndeshjes, ku pas një gabimi katastrofal të mbrojtjes së Fiorentina-s, Lorenzo Venuti shënoi në portën e tij.

Gol ky shumë i hidhur për skuadrën vendase, duke pasur parasysh se ata dominuan shumicën e ndeshjes, duke humbur shumë raste për të shënuar.

Tani klubi Viola duhet të mendojë për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Torino më 20 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore