Sport

Juventus, negociata me lojtarët për të shtyrë pagat


Efektet ekonomike të shkaktuara nga pandemia këto kohë kanë qenë të mëdha për klubet. Muajit e fundit, disa klube janë detyruar të ulin ose të shtyjnë pagesat e pagave. Gazzetta dello Sport raporton se Juventus-i u ka kërkuar lojtarëve të vonojë disi pagat e katër muajve, mars – qershor 2021.

Rasti është i ngjashëm me atë të viti të kaluar, që çoi në heqjen dorë në mënyrë kolektive dhe shpërndarjen e pagave. Nëse do të ndodhte edhe këtë vit, do të ishte sukses për Juven pasi do çlirohej nga pesha e pagave, derisa të arrinte një bilanc të kënaqshëm.

Në mars të 2020, kompania kishte arritur një marrëveshje me ekipin dhe trajnerin Mauricio Sarri për heqjen dorë nga pagesa për katër muaj.

Nëse në sezonin e kaluar, Juventus rikuperojë 33.75 milionë euro si pasojë e zvogëlimit të pagave, këtë sezon pagat vetëm sa do të shtyhen, pra nuk do të ketë ulje. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Inter-i përgjatë sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore