Përballje

Juventus-i triumfon në derbin e Italisë ndaj Inter-it


Juventus-i e mposhtur Inter-in me rezultat 2:0, në ndeshjen e javës së 13-të në Serie A.

Pjesa e parë prodhoi disa raste të mira për dyja skuadrat, por gola nuk pati.

Shtatë minuta pasi filloi pjesa e dytë, vendasit gjetën golin. Filip Kostic bëri një kalim të bukur në krahë, derisa asistoi për Adrien Rabiot dhe ky i fundit shënoi golin e epërsië.

10 minuta pas golit të epërsisë, Juve shënoi edhe njëherë me anë të një goditjeje nga këndi, por goli i Danilo-s u anulua nga sistemi VAR për një prekje të topit me dorë.

Pas këtij episodi, Inter-i u mundua të reagonte, por në fund ata pësuan edhe njëherë.

Ishte mesfushori 21-vjeçar, Nicolo Fagioli, i cili shënoi, ku përsëri ishte asistues Kostic.

Me këtë fitore, skuadra e Juventus-it tani ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Inter gjendet në vendin e shtatë me një pikë më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore