Sport

Juventus-i synon kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës


Juventus-i do të synojë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës për ta eliminuar Sporting Lisbonën.

Në fakt, kualifikimi nuk do të jetë aspak i lehtë, pavarësisht se torinezët e fituan ndeshjen e parë si vendas me rezultat 1:0.

Një rezultat i çuditshëm, duke qenë se Sporting dominoi segmente të gjata të lojës në Torino, duke e detyruar Juve-n të luajë në kundërsulm.

Edhe pse italianët fituan 1:0 nëse nuk do të kishte qenë për një pritje të shkëlqyer nga Perin në shtesë, Sporting do të vinte në barazim në këtë përballje.

Në fund gjithsesi, pavarësisht lojës impresinuese të portugezëve, ajo ishte fitorja e katërt radhazi pa pësuar gol në Evropë për “Zonjën e Vjetër”.

Skuadra e Massimiliano Allegri-t, e penalizuar në kampionat, shikon te Europa League-n si shansin e artë për të fituar një trofe por edhe një biletë në Champions dhe do të bëjë gjithçka për të kaluar në gjysmëfinale pasi te ky kompeticion shikon shpëtimin e sezonit.

Sporting-u që në ndeshjen e kaluar vuajti pamundësinë për të shfrytëzuar shanset, i duhet të shënojë me trajnerin Amorim që ka ruajtur disa lojtarë në fundjavë duke pasur në mendje këtë sfidë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore