Përballje

Juventus-i rikthehet te fitorja, mposht Bologna-n


Pas pesë ndeshjeve, Juventus-i shijon fitoren, teksa në takimin e javës së tetë në Serie A, mposhti Bologna-n me rezultat 3:0.

Filip Kostic zhbllokoi sfidën në minutën e 24-të, duke shënuar golin e parë me fanellën bardhezi.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve, derisa në minutën e 59-të ata dyfishuan epërsinë me anë të Dusan Vlahovic.

Vetëm tre minuta më vonë, Arkadiusz Milik shënoi edhe të tretin, duke realizuar një gol të bukur.

Me këtë fitore, Juventus tani ngjitet në vendin e shtatë me 13 pikë, ndërsa Bologna zë vendin e 17-të me gjashtë pikë.

Pas këtij suksesi, Juventus tani duhet të mendojë për Ligën e Kampionëve, pasi të mërkurën përballet me Maccabi Haifa-n, derisa në dy ndeshjet e para kanë pësuar po aq humbje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore