Juventus-i është në kërkim të zvendësuesit të Alvaro Morata-s. Bardhezinjtë kanë shënjestruar Gianluca Scamacca-n si zvendësuesin ideal të spanjollit. Scamaca aktualisht aktivizohet te Genoa.
Italiani 22-vjeçar dhe 1.95m i gjatë, pozicionin e preferuar ne fushë, e ka në qendër të sulmit, por që mund të përshtatet edhe si sulmues i dytë dhe sulmues i majtë.
Kartoni i Scamacca-s është në pronësi të Sassuolo-s. Klub i cili për ta lënë të lirë lojtarin kërkon rreth 20 milionë euro.
Scamacca këtë sezon në Serie A ka 13 prezenca, ku ka shënuar dy gola, si dhe ka dhuruar një asist.
Lojtari është gjithashtu dhe pjesë e Kombëtares së Italisë U21, ku ka 12 paraqitje dhe ka realizuar shtatë gola.
Për lojtarin ka interes edhe nga Milan-i./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar