Euro 2020

“Juve faleminderit, unë nuk dorëzohem”


Christian Eeriksen pak momente para se të pësonte arrest kardiak, në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës.

Futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen, është bërë emri më i përfolur në ditët e sotme.

Gjatë ndeshjes së Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës, ai përloti shumë njerëz në mbarë botën, pasi pësoi një arrest kardiak.

29-vjeçari mori ndihmën mjekësore për 15 minuta nga mjekët e kombëtares daneze, të cilët arritën ta kthejnë në jetë, ku më pas u dërgua për trajtim në spital dhe vazhdon ende të qëndrojë.

Eriksen, përmes agjentit të tij, ka dërguar një mesazh për të përditshmen italiane “Gazzetta Dello Sport”, duke thënë se nuk e di se çka kishte ndodhur, por se nuk do të dorëzohet.

“Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Tani ndihem më mirë, por dëshiroj ta kuptoj se çfarë ndodhi. Dua t’i falënderoj të gjithë për gjithçka që kanë bërë për mua”, ishin fjalët e Christian Eriksen-it për GDS.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore