Bota

Julian Assange i shpëton ekstradimit në SHBA


Një gjykatës britanik ka vendosur se Julian Assange, themeluesi i WikiLeak (Organizatë Ndërkombëtare për botimin e lajmeve), nuk do të mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Assange-i, 49 vjeç, është akuzuar në vitin 2019-të për 17-të akuza, në të cilat përfshihen shkelje të aktit të spiunazhit e botim dokumentash sekrete, ushtarake dhe diplomatike. Ai është akuzuar gjithashtu edhe për shkelje të ligjit për “Mashtrim dhe Abuzim të Kompjutërave”, duke e çuar numrin e përgjithshëm të akuzave në 18-të.

Këto akte mund të rezultojnë në një dënim prej 175 vite burg për Julian Assange.

Gjyqtarja, Vanessa Baraitser, e Gjykatës së Magjistraturës në Westminster, ka deklaruar se është e kënaqur që autoritetet amerikane e kanë ngritur çështjen “me mirëbesim”.

Ajo tha se veprimet e Assange-it shkuan përtej inkurajimit të një gazetari dhe u shpreh se kishte prova që shëndeti mendor i Assange-it ishte në rrezik.

 “Urdhri i  ekstradimit mund ta çonte atë në vetëvrasje”, deklaroi Baraitser.

Baraitser vendosi që ekstradimi të refuzohej, pasi do të ishte i padrejtë dhe shtypës për shkak të gjendjes mendore të Assange-it.

Vendimi që u caktua në Gjykatën Penale Qendrore në Londër ishte një pikë kthese në një luftë ligjore që ka zgjatur për më shumë se një dekadë.

Kjo betejë mund të zgjasë për të paktën disa muaj, pasi prokurorët amerikanë treguan se do ta apelojnë vendimin.

Ato kanë dy javë kohë për të bërë një apel.

Kujtojmë se çështja e Assange-t-it në Britani filloi pas ekstradimit të tij nga Ambasada e Ekuadorit. Assange-i u fsheh nga policia britanike në ndërtesën e ambasadës së Ekuadorit për shtatë vjet, pasi kishte frikë se Suedia do ta dërgonte në SHBA, si pjesë e një kërkese ekstradimi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore