Sport

Jorginho zbulon arsyet që u largua nga Chelsea


Gjatë intervistës së tij me DAZN, mesfushori i Italisë dhe Arsenal-it, Jorginho tha se u largua nga Chelsea sepse nuk ishte më pjesë e planeve të tyre, kështu që ai iu bashkua Topçinjve “në më pak se 48 orë”.

Ish- mesfushori i Napolit dhe Hellas Verona nënshkroi për Topçinjtë në datën e fundit në janar, duke lënë rivalët e tyre të qytetit Chelsea gjashtë muaj para përfundimit të kontratës.

Gjatë intervistës së tij të parë si lojtar i ri i Arsenal-it, Jorginho tha se Mikel Arteta ishte një nga arsyet pse ai u transferua në Londrën Veriore.

“Është një nga arsyet, sigurisht,” konfirmoi ai për DAZN të hënën.

“Ai më telefonoi dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt, ne e bëmë marrëveshjen në më pak se 48 orë. Kisha folur me Chelsea-n dhe e dija që nuk isha më pjesë e planeve të tyre. Doja të përparoja në karrierën time dhe projekti i Arsenalit më përshtatet”, tha Jorginho.

“Është një ekip i ri që luan futboll të mirë dhe i përshtatet karakteristikave të mia. Kam shqyrtuar çdo skenar dhe kam marrë vendimin. Ndonjëherë duhet të pranoni kur jeni jashtë një projekti dhe që gjërat marrin fund”, shtoi italiani.

Jorginho diskutoi gjithashtu ngjashmëritë mes Arsenalit dhe Napolit këtë sezon, duke pranuar se ai nuk e dinte se kush ishte Khvicha Kvaratskhelia.

“Topçinjtë” janë liderët momental të Premier Leauge-s, me dy pikë epërsi ndaj Manchester City-t dhe një ndeshje më pak pavarësisht humbjes 3:1 kundër skuadrës së Pep Guardiola-s në Londër javën e kaluar.

Por, Jorginho tha se nuk ndikoi kjo ndeshje në vendosjen e titullit kampion.

“Jo, nëse shikoni ndeshjen, u vendos në penallti. Nuk mund të bësh gabime të caktuara kundër këtyre kampionëve në këtë nivel. Ne bëmë gabime dhe ata na ndëshkuan”, tha Jorginho.

“Pas ndeshjes, isha i sigurt sepse luajtëm mirë”, vazhdoi ai.

“Ne e detyruam Man City-n të luante topa të gjatë dhe jo shumë skuadra e bëjnë këtë, kështu që do të thotë se bëmë gjëra të mira”.

“Ne ishim të zhgënjyer me rezultatin dhe gabimet, por qëndruam të qetë sepse e dinim se kishim bërë shumë gjëra të mira. Nëse ne nuk besojmë në të tani, atëherë kur?”.

Jorginho shënoi 29 gola në 213 ndeshje me Chelsea-n. Ai iu bashkua Arsenalit në një marrëveshje prej 13.5 milionë euro në janar, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore