Përballje

John Fury akuzon Jake Paul-in se nuk donte të bënte testin e dopingut


Babai i Tommy Fury, John, ka ndezur polemika me komentet e tij të fundit, pasi ai akuzoi Jake Paul për shmangien e testeve antidoping përpara luftës me djalin e tij më 18 dhjetor.

John sulmoi YouTuber-in e famshëm sepse ai pretendon se Paul nuk u regjistrua në testimin e Shoqatës Vullnetare Anti-Doping (VADA) për ndeshjen që do të zhvillohet në Tampa, Florida.

“Ka gjëra të ndryshme në kontratë, ne mund të hyjmë gjithnjë e më shumë në detaje, por nuk dua t’i mërzis njerëzit me politikë”, tha John Fury.

“Ata nuk do të regjistroheshin gjithashtu në testimin e dopingut, kjo më shqetësoi pak sepse e doja këtë në kontratë, por ata nuk donin”, shtoi ai.

“Ne thjesht duam luftën sepse e dimë se mund ta fitojmë atë. Njerëzit mendojnë se Tommy po paguhet për të humbur, ata po bëjnë shaka. Një Fury më mirë do të dënohej me vdekje sesa të shkonte në atë rrugë”, përfundoi John Fury.

Ndërkohë, Tommy vazhdon të përgatitet së bashku me vëllain e tij, dy herë kampionin e botës në peshat e rënda, Tyson Fury.

Tani Tommy Fury do përpjeket të fitojë duelin përballë Jake Paul, për të quar rekordin e tij në 7-0.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore