Film

Jo vetëm në “BAFTA”, aktori Anthony Hopkins, fiton çmim edhe në “Oscars”


Aktori amerikano britanik, Anthony Hopkins ka fituar çmimin e “Aktorit më të mirë”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve – Oscars.

Këtë çmim, Hopkins, e fitoi për rolin e tij në filmin “The Father”, një film ky i cili u vlerësua lart nga kritikët e filmit.

Historia e filmit “The Father”, paraqet jetën e një plaku që refuzon të pranojë realitetin mbi pleqërinë e tij, teksa refuzon ndihmën që i ofrohet nga vajza e tij. Tutje, ai tenton t’i jap kuptim rrethanave të cilat ndryshojnë shpesh dhe e bëjnë atë të ngjallë dyshime mbi njerëzit e të afërmit e tij.

Pas njoftimit për triumfin e çmimit “Aktori më i mirë”, në evenimentin prestigjioz të “Oscars”, Hopkins, zgjodhi që përmes një videoje të shpreh falënderimet e tij.

Mes të tjerash, në videon falënderuese të publikuar në YouTube, nga aktori i “The Father”, ai është shprehur se – “ndjehet i privilegjuar, dhe se nuk e kishte pritur aspak këtë çmim”.

Ndryshe, viti 2021 duket të ketë qenë i mbarë për aktorin, Anthony Hopkins, pasi që para pak javësh ai fitoi çmimin “Aktori më i mirë protagonist” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA, edhe ky për rolin e tij tek filmi “The Father”.

Kjo e bëri, aktorin 83 vjeçar, Hopkins, të shkruaj histori, teksa ai u bë aktori më i vjetër që e ka fituar këtë çmim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore