Futboll

Jesse Lingard dhe David De Gea heronjë të Manchester United


Jesse Lingard ka qenë heroi i Manchester United në një vizitë shumë të vështirë te West Ham United.

Ishin çekanët ata që kaluan në epërsi të parët.

Ishte Said Benrahma ai i cili goditi nga largësia, me goditjen e tij që morri një devijim nga Raphael Varane.

Topi i devijuar nga mbrojtësi francez përfundoi në fundin e rrjetës.

Para mbylljes së pjesës së parë, Ronaldo shënoi përsëri për Djajtë e Kuq, goli i tij i katërt në tre ndeshje që nga rikthimi.

Portugezi shfrytëzoi një asistim nga Bruno Fernandes për të barazuar rezultatin.

Përkundër tentativave të shumta nga djajtë, u desh të pritej minuta e 88-të për të parë golin tjetër.

Ishte Jesse Lingard ai që shënoi për 1-2, me një super gol nga cepi i zonës.

Kur u duk se ndeshja po mbyllej me atë rezultat, VAR-i akordoi penallti për West Ham-in pas prekjes me dorë nga Luke Shaw.

Në pikën e 11-metërshit topin e vuri Mark Noble.

Kapiteni i West Ham gaboi, me David De Gea-n që bëri një pritje të madhe për t’ia siguruar United-it tre pikët.

United ngjitet përsëri në krye, së bashku me Liverpool-in.

Në ndeshjen tjetër, Brighton-i befasoi Leicester-in, dukë shënuar fitoren e katërt nga pesë ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore