Lajme

Jashanica: Jozyrtarisht më njoftuan për të shtëna jashtë klinikës – është shtuar numri i Policisë


Klinika e QKUK-së. Foto nga arkivi.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, rreth raportimeve se në klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku aktualisht është duke u trajtuar Andi Pajaziti i njohur si “italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri, ka sqaruar se nga ekipi është informuar se të dielën ka pasur shtim të masave të sigurisë.

“Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës s’ka pasur ndonjë problem. Mirëpo, nga policia jozyrtarisht kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”.

Ai tha se njëra vajzë nga të lënduarit në përleshjen në lokalin “Bon Vivant” është liruar, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte stabile.

“Të premten në orët e mbrëmjes kanë ardhur pesë pacientë në Klinikën e Ortopedisë, gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

“Menjëherë të shtunën ua kemi hequr predha pacientit në regjionin e krahut dhe ka shkuar në shtëpi, pacienti i cili s’ka qenë i inkriminuar me Policinë ai me vetdëshirë ka shkuar në shtëpi pas nuk ka pasur lëndime të sistemit vaskular”

Gani Jashanica.

Ai gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online ka potencuar se njëri nga të lënduarit vazhdon të trajtohet në këtë klinikë pasi që lëndimet e tij vazhdojnë të kenë nevojë për tretman.

“Kurse tjetri me lëndime të muskujve dhe indeve të buta është duke qëndruar për arsye se është i inkriminuar me rastin. Sot ka shkuar edhe pacientja që ka predhën, nuk ka deficite nero-vaskulare, do të thotë gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë”.

“Në mbetje për momentin janë dy pacientë, njëri me fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese që mendojë që edhe këtë ta lirojmë në shtëpi, kështu që mbet vetëm një”, tha ai.

Më 5 gusht, pas përplasjeve fizike dhe të shtënave me armë zjarri një person ku humbur jetën, kurse kanë mbetur të plagosur shtatë persona, në një nga lokalet më të famshme të kryeqytetit të Kosovës “Bon Vivant”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore