Sport

James Rodriguez udhëton për në Katar për një transferim të mundshëm


Mesfushori i Everton, James Rodriguez ka udhëtuar për në Katar për bisedime me një klub para një lëvizjeje të mundshme në Lindjen e Mesme.

Statusi i kolumbianit 30-vjeçar te Everton duket i pasigurt pasi menaxheri Rafael Benitez zëvendësoi Carlo Ancelotti-n gjatë verës.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili iu bashkua Evertonit për 12 milionë funta një vit më parë, ende nuk ka luajtur për Benitez këtë sezon.

Ndeshja e tij e fundit për klubin erdhi në humbjen 1-0 nga Sheffield United më 16 maj.

Me pagën e Rodriguez të raportuar të jetë 200,000 funta në javë, një kalim në një klub tjetër do të ishte një kursim i rëndësishëm financiar për Everton.

Benitez ka folur për zhgënjimin e tij, për të mos pasur mundësinë të nënshkruajë me më shumë lojtarë sepse rregullat e “Fair Play Financiar” nuk e lejojnë.

Para fitores ndaj Burnley më 11 shtator, Benitez foli për të ardhmen e Rodrigues në klubin e Evertonit.

“Është gjithmonë në dorën e lojtarit. Në fund ai ka vendimin përfundimtar. Në disa liga, transferimet janë të mundshme, dhe më pas ne patëm disa probleme me rregullat e Fair Play Financiar, kështu që ne duhet të marrim parasysh çdo opsion dhe të shohim se çfarë ndodh”.

Rodriguez, i cili gjithashtu ka luajtur për Porto, Monacco dhe ka kaluar kohë në huazim në Bayern Munich, bëri 26 paraqitje në të gjitha garat për Everton sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola dhe regjistruar nëntë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore