Bota

Jack Ma i zhdukur që prej tetorit


Ndërkohë që Kina i ka shpallur luftë të hapur themeluesit të Alibaba-s, Jack Ma, ky i fundit është zhdukur nga sfera publike që prej tetorit dhe nuk dihet asgjë mbi vendodhjen e tij.

Ma nuk ka bërë as postime në media sociale. I fundit, daton në mbyllje të tetorit. Vetëm një javë pas atij postimi, Alibaba filloi rënien në tregjet ndërkombëtare.

Ky sulm i Kinës ndaj Alibaba-s erdhi si pasojë e akuzave se Ma po krijonte monopol. Përpjekjet e qeverisë kineze janë për zvogëlimin e perandorisë që Ma ka ngritur.

Jack Ma pritej të bënte një dalje në një emission televiziv të krijuar prej tij në Afrikë. Emisioni quhet Africa’s Business Heroes. Ma kishte deklaruar se priste me padurim të takonte finalistët në 14 nëntor, kur emisioni do të transmetohej online.

Jack Ma nuk u paraqit kurrë në emission. Sipas CNN, përfaqësues nga Alibaba kishin deklaruar se “Ma mungoi për shkak të një konflikti në agjendë”.

Ma është njohur gjithnjë në Kinë si biznesmen i cili mban një profil të ulët. Ai nuk përfshihet shumë në jetën publike në Kinë apo në skandale.

Gjithsesi, kjo heshtje e tij në kohën e një sulmi të hapur të Kinës ndaj Alibaba-s është shqetësuese.

Duhet theksuar se edhe pse Jack Ma është aksioneri kryesor i Alibaba-s, ai është tërhequr në 2019-ën nga posti i tij si drejtor ekzekutiv i kompanisë.

Ekspertë të ndryshëm të botës së biznesit në Kinë, deklaruan se sulmi i Kinës ka ardhur pas kritikave publike që Ma i bëri intitucioneve rregullatore kineze ndaj inovacionit.

Kina ka një historik me zhdukjen e miliarderëve. Jo të pakta janë rastet ku miliarderë kanë kryer vetëvrasje ose janë zhdukur.

Shpesh ka pasur dhe akuza ndaj autoriteteve kineze si përgjegjëse për këto raste./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore