Lajme

Izrael/ Statusi socio-ekonomik, përcaktues për vaksinimin


Pavarësisht suksesit që ka pasur qeveria izraelite në vaksinimin e mbi 5.8 milionë njerëzve që nga fundi i vitit 2020, më shumë se 1 milion mbeten ende të pavaksinuar.

Shumë prej tyre janë të rinj dhe me status të ulët socio-ekonomik.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në një raport të publikuar të hënën e 23 gushtit.

Nga 1 milion e 80 mijë njerëz që nuk janë vaksinuar, 16 % i përkasin komunitetit ultra-ortodoks dhe 31% janë arabë izraelitë.

Pjesa tjetër i përket popullsisë së përgjithshme.

Hebrenjtë dhe arabët ultra-ortodoksë përbëjnë respektivisht 12 dhe 21% të popullsisë së Izraelit.

Sipas të dhënave të vaksinimit të siguruara nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, që nga 16 gushti, 343 mijë e 971 njerëz nga popullsia ultra-ortodokse kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa mbi 888 mijë njerëz nga popullsia arabe kanë marrë një ose më shumë doza.

Anketa

Nga izraelitët e moshës 12-15 vjeç, vetëm 42.4 % kanë marrë një ose më shumë doza të vaksinës.

Kjo shifër rritet në 79.6 % në mesin e atyre adoleshentëve midis 16-19 vjeç, në 79.9 % në mesin e moshave 20 deri në 29 vjeç dhe në 84.2 % në mesin e atyre që janë në të 30-at e tyre.

“Për popullsinë e përgjithshme, statusi socio-ekonomik, gjuha e folur dhe niveli i besimit në institucionet e ngritura, janë të gjithë tregues të mosgatishmërisë për t’u vaksinuar”, deklaroi ministria, duke përmendur emigrantët e rinj dhe punëtorët e huaj si shembuj.

Gjithashtu u zbulua se prindërit me arsim të ulët dhe të ardhura nën mesatare që jetonin në zonat jugore, Jerusalem dhe Tel Aviv, kishin më pak gjasa të raportonin se kishin vaksinuar fëmijët e tyre.

Midis të anketuarve, 24 % cituan frikën nga efektet anësore, si një arsye për të shmangur vaksinën.

Ndërsa 17 % ngritën mungesën e informacionit afatgjatë në lidhje me efektet e vaksinës, 13 % pohuan se virusi nuk është i rrezikshëm për fëmijët, 13% besuan se vaksina është e paefektshme dhe 8% thanë se fëmijët e tyre kishin antitrupa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore