Bota

Izrael-Gaza/ Raketa drejt Izraelit pas vrasjes së militantëve


Militantёt e Hamasit kanё lёshuar dhjetёra raketa nё Izrael. Kjo pas sulmeve ajrore izraelite, ku u  vranё disa komandantё tё lartё dhe u rrёzua njё kullё tjetёr nё Gaza.

Shkallëzimi, i cili filloi të hënën, ka shkaktuar dhunë nё rrugё midis hebrenjve në Izrael dhe arabëve izraelitë.

Në dy incidente, një hebre në Akër u sulmua nga burra arabë dhe një turmë hebreje nxori një palestinez nga makina e tij dhe e rrahu atë në qytetin Bat Yam.

Tё paktёn 67 njerёz janё vrarё nё Gaza dhe shtatё nё Izrael.

Luftimet shpërthyen të hënën, pas javësh tё rritjes sё tensioneve izraelito-palestineze në Jeruzalemin Lindor.

Kulmimi i tyre arriti pas përplasjes në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Më shumë se 374 njerëz u arrestuan dhe 36 oficerë u plagosën pas përplasjeve në qytetet izraelite, sipas policisё izraelite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se planifikoi të dërgojë forca ushtarake për të ndihmuar policinë, pёr tё mbajtur rendin në qytetet e shkatërruara nga dhuna.

Netanyahu tha se, ditët e fundit, sulmet u kthyen nё “anarki”.

“Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe, që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebre që sulmon arabët”, tha ai në një deklaratë me video.

Militantët palestinezë kanë qëlluar me raketa në Izrael që nga e hëna në mbrëmje dhe Izraeli është përgjigjur duke goditur objektiva në territor.

Rreth 1 mijё e 500 raketa ishin qëlluar nga Gaza në qytetet izraelite, që nga koha kur luftimet u përshkallëzuan në fillim të kësaj jave.

Më shumë se 400 njerëz janë plagosur atje që nga fillimi i konfliktit dhe 67 kanë vdekur.

Netanyahu tha se qeveria do t’i përdorte të gjitha forcat e saj për të mbrojtur Izraelin nga armiqtë.

Çfarё ndodhi tё mёrkurёn?

Militantët në Gaza thanë se kishin qëlluar 130 raketa në Izrael në përgjigje të sulmit izraelit, që shkatërroi kullën al-Sharouk në Gaza City.

Nё tё ndodhej stacioni i drejtuar nga Hamas, TV al-Aqsa.

Izraeli tha se kishte vrarë zyrtarë të lartë të Hamasit në Gaza. Hamas konfirmoi gjithashtu, një komandant të lartë dhe “udhëheqësit tё tjerë”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të mërkurën se sulmet e tyre në Gaza ishin më të mëdhatë që nga konflikti në vitin 2014.

Banorët ishin paralajmëruar të evakuojnë ndërtesat para se të sulmonin avionët luftarakë, megjithatë zyrtarët shëndetësorë thanë se kishte ende vdekje.

Pesë anëtarë të një familje u vranë në një sulm ajror të martën, përfshirë dy vëllezër të rinj nё moshё, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Një fëmijë u vra në qytetin izraelit të Sderot.

Si është përgjigjur bota?

Këshilli i Sigurimit i Kombeve tё Bashkuara (KB) është takuar “i shqetësuar” për të diskutuar çështjen, por nuk ka lëshuar një deklaratë.

Presidenti i SHBA-sё, Joe Biden ofroi mbështetjen e tij për sigurinë e Izraelit, por theksoi nevojën për të rivendosur “një qetësi të qëndrueshme”.

“Pritja dhe shpresa ime është që kjo të mbyllet sa më shpejt, por Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten kur mijëra raketa fluturojnë në territorin e tij”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken, tha se kishte dërguar dikё në rajon për t’u takuar me të dy palët.

Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Kuartetit të Lindjes së Mesme (SHBA, BE, UN dhe Rusia).

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme Ruse, nga njё zёdhёnёs i Hamasit citoi se lëvizja ishte gati për një armëpushim nëse Izraeli do ndalonte “aktet e dhunshme” në Jeruzalemin Lindor.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit u shkaktuan nga përplasje ditore midis palestinezëve dhe policisë Izraelite në një vend të shenjtë në majën e kodrës, në Jeruzalemin Lindor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore