Lajme

Itali: Në qershor më pak se 50 vdekje në ditë nga Covid-19


Në Itali, gjatë muajit qershor, numri i viktimave mund të bjerë në “më pak se 50 në ditë”. Ky është parashikimi i Institutit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), i themeluar nga Bill Gates, i cili siguron të dhëna për Shtëpinë e Bardhë.

Kurba e infeksioneve Covid-19 do vazhdojë e të rritet në mënyrë të pashmangshme. Të gjitha studimet shëndetësore-statistikore tregojnë se kulmi do të arrihet rreth datës 20 mars. Nga ai moment e tutje, shkruhet në raport, do të fillojë zbritja e ngadaltë.

Parashikimi, i cili shërben si një dritë në fund të tunelit, i qëndron këtyre shifrave nëse përmbushen disa kushte: 95% e italianëve të vazhdojnë të përdorin maskën në publik dhe, mbi të gjitha, nisja e vaksinimeve masive me 500 mijë imunizime në ditë. Kjo e fundit, sipas parashikimeve të planit të ri të qeverisë Draghi.

Mundësia e rënies të numrit të vdekurve, sipas ekspertëve, bazohet gjithashtu në vlerësimin se rreth 10% e italianëve janë imunë tashmë sepse ata e kanë kaluar virusin, me apo edhe pa dijeninë e tyre (asimptomatikë).

Duke vëzhguar kurbat statistikore të IHME-së, tendenca e rënies në Itali është e ngjashme me atë të Francës dhe Gjermanisë. Për Britaninë e Madhe, parashikimi është shumë më pozitiv, duke pasur parasysh tejkalimin e pikut dhe rënien e infeksioneve.

Statistikat e IHME-së parashikojnë që në katër muajt e ardhshëm në Itali, do të ketë edhe 25 mijë viktima të tjera për shkak të Covid-19 dhe komplikimeve të lidhura me të.

Italia, deri tani numëron pothuajse 100 mijë të vdekur nga coronavirus-i.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore