Lajme

Ish-punonjës të Netflix akuzohen se përfituan 3 milionë dollarë në tregtim të informacioneve të brendshme


Mbikëqyrësi i Wall Street ka akuzuar tre ish inxhinierë të softuerit Netflix për një rrjet të dyshuar tregtar që fitoi 3 milionë dollarë.

Ish-anëtarët e stafit dhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë u emëruan në letrat e gjykatës.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) tha se të dhënat konfidenciale të rritjes së abonuesve të Netflix u përdorën në atë skemë.

Informacioni thuhet se është përdorur për të tregtuar aksionet e gjigantit transmetues përpara se ti raportonte fitimet.

SEC pretendoi se Sung Mo Jun, një ish inxhinier softuerësh në Netflix, ishte në qendër të një skeme të gjatë për të tregtuar ilegalisht aksione duke përdorur informacion të brendshëm në lidhje me rritjen e abonuesve të kompanisë.

Sipas ankesës, ndërsa ai punonte për Netflix në vitin 2016 dhe 2017, në mënyrë të përsëritur i kaloi informacione jo-publike vëllait të tij dhe një shoku të ngushtë të cilët, që të dy,  përdorën ato për t’i tregtuar.

SEC gjithashtu pretendon se pasi Sung Mo Jun u largua nga Netflix, ai mori informacion konfidencial të rritjes së abonuesve nga dy persona brenda kompanisë.

“Ne pretendojmë se një punonjës i Netflix dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u angazhuan në një skemë afatgjatë, shumë milionëshe, për të përfituar nga informacione të vlefshme, të përvetësuara të kompanisë,” tha Erin Schneider, drejtor i zyrës rajonale të SEC në San Francisko.

SEC tha se zbuloi skemën e supozuar duke përdorur mjete të analizës së të dhënave për të gjetur modele dyshuese të tregtimit  të suksesshëm.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Prokurorit Amerikan për Qarkun Perëndimor të Uashingtonit ngriti një çështje penale kundër katër prej të pandehurve, gjë që mund të çojë në dënime me burg.

Çka është tregtimi i brendshëm?

Tregtimi i brendshëm është blerja dhe shitja e aksioneve të një kompanie të listuar ose letrave me vlerë të tjera, të tilla si bonot ose opsionet e aksioneve, bazuar në informacionin që nuk është i disponueshëm për publikun.

Në shumë vende, përfshirë SHBA -në dhe Mbretërinë e Bashkuar, tregtimi i brendshëm është i paligjshëm pasi shihet se u jep avantazh të padrejtë atyre që kanë akses në informacion.

Ndërsa rregullat dhe ndëshkimet ndryshojnë në të gjithë botën, në shumë juridiksione një person i cili është në dijeni të informacionit jo publik dhe tregton mbi atë bazë mund të jetë subjekt i ndëshkimeve nga rregullatorët e tregjeve financiare, si dhe potencialisht të përballet me ndjekje penale.

Përkufizimi i një personi të brendshëm shpesh mund të jetë i gjerë dhe mund të mbulojë jo vetëm njerëzit me qasje të drejtpërdrejtë në informacionin konfidencial, por edhe ata me të cilët e ndajnë atë dhe që marrin vendime tregtare bazuar në atë informacion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore