Lajme

Ish-presidenti i Panamasë do të gjykohet për pastrim parash


Një gjykatës ka thirrur Ricardo Martinelli-n, ish-presidentin e Panamasë, për t’u gjykuar për pastrim parash, thanë hetuesit.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Martinelli, i cili ishte në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2014, akuzohet për pastrim të fondeve publike.

Kjo, përmes blerjes së një gazete gjatë mandatit të tij. Gati 20 të tjerë akuzohen në lidhje me atë që njihet si rasti “Biznesi i Ri”.

Të premten, gjyqësori i Panamasë tha se argumentet e paraqitura në një çështje paraprake në nëntor treguan se fondet e përdorura në blerje ishin me origjinë të paligjshme.

Ky është gjyqi i dytë kundër Martinelli-t i shpallur në vitin 2022 dhe ai pritet të dëshmojë në të dyja në vitin 2023.

Martinelli dhe djemtë e tij, Luis dhe Ricardo, akuzohen gjithashtu në Panama për përfshirjen e tyre të dyshuar në pastrimin e miliona dollarëve ryshfet nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht.

Dy djemtë po vuajnë dënimin me burg në Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e tyre në skandalin që tronditi Amerikën e Jugut.

Martinelli, i cili pohon pafajësinë e tij, pretendon se ai është duke u shënjestruar politikisht dhe ka deklaruar synimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore