Kosova

IPK suspendon një polic, dyshohet se gjuajti me armë zjarri


Ilustrim

Një zyrtar policor është suspenduar nga detyra, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt.

Suspendimi i policit është njoftuar nga kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Rasti në fjalë ishte njoftuar nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku bëhej e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën e 23 korrikut rreth orës 17:15.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy meshkuj të panjohur  kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura. Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore