Lajme

Intervistë e zv.Ministres së Drejtësisë për AP: Për Vettingun kemi shqetësimin e njëjtë si BE-ja


Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala

Njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë Kurti, nuk po përkrahet nga Bashkimi Evropian, Vettingu.

Në Raportin e Progresit për Kosovën, Komisioni Evropian ka kritikuar nismën e ekzekutivit kosovar për vetting të plotë dhe të menjëhershëm.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, thotë se shqetësimin e Komisionit Evropian për Vetting të njëhershëm, e kanë edhe Ministria e Drejtësisë.

Por, sipas saj, koncept-dokumenti nuk e rekomandon një gjë të tillë.

Ndryshe, gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovë pritet t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut, pasi ai të jetë gati. Përmes tij, brenda pesë viteve synohet të bëhet verifikimi i dijes së tyre, i integritetit etik dhe i pasurisë.

Koncept Dokumenti për Zhvillimin e Procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë, është votuar nga Qeveria e Kosovës këtë muaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore