Sport

Interi ndryshon strategjinë për zgjatjen e kontratës së Inzaghit


Simone Inzaghi

Simone Inzaghi pritet të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Inter-in, por zikaltërit do t’i ofrojnë trajnerit italian një marrëveshje dyvjeçare para përfundimit të sezonit, duke ndryshuar strategjinë e tyre për herë të parë në dy vjet.

Kontrata e Inzaghi-t me Inter-in skadon në qershor 2025 dhe ata nuk kanë asnjë dyshim për vazhdimin e trajnerit të tyre.

Megjithatë, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, ata do të miratojnë një strategji të ndryshme për negociatat e këtij viti.

Inzaghi ka nënshkruar tashmë dy zgjatje të kontratës me zikaltërit, një në vitin 2022 dhe një në 2023. Megjithatë, të dyja herët, Inter-i i ofroi trajnerit të lindur në Piacenza një marrëveshje njëvjeçare, ndërsa këtë herë ata do t’i ofrojnë një kontratë dyvjeçare.

Ka gjithashtu një ndryshim në kohë, duke pasur parasysh se Inzaghi më parë zgjati marrëveshjet e tij në “Meazza” pas përfundimit të sezonit.

Nga ana tjetër, këtë herë do t’i ofrohet një kontratë e re para përfundimit të sezonit, pas fitores matematikore të titullit të Serie A.

Italiani u bë pjesë e Inter-it në 2021 pasi erdhi nga Lazio. Ai e ka drejtuar skuadrën nga Milano në 149 raste duke arritur 99 fitore, 25 barazime dhe 25 humbje.

Inzaghi ka fituar dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë me Inter-in. Gjithashtu ai ka arritur në finalen e Champions League sezonin e kaluar ku u mund nga Manchester City (1-0). Dhe, siç u përmend më sipër, në sezonina aktual ata janë shumë pranë titullit në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore