Përballje

Inter-i triumfon ndaj Salernitana-s


Inter-i ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Salernitana-s në ndeshjen e javës së 10-të në Serie A.

Lautaro Martinez hapi serinë e golave në minutën e 14-të, duke shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone, pas asistimit nga Nicolo Barella.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të nënkampionëve të Italisë, derisa në të dytën u shfaq përsëri Barella.

Mesfushori italian këtë herë realizoi për 2:0, pas asistimit të marrë nga Hakan Calhanoglu.

Deri në fund pati raste për gol nga Inter-i, por edhe nga Salernitana, por vendasit u mjaftuan me këto dy rrjeta për t’i siguruar tre pikët e radhës.

Me këtë fitore tani Inter-i ngjitet në vendin e shtatë me 18 pikë, ndërsa Salernitana mban vendin e 12-të me 10 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore