Sport

Inter-i, priten katër largime të bujshme


Inter-i arriti të thyejë hegjemoninë e Juventus-it në Serinë A, pas nëntë vitesh, por tanimë janë duke menduar për të reduktuar shpenzimet dhe të përfitojnë të ardhura, për shkak të borxhit.

Corriere dello Sport raporton se Inter-i është duke punuar për të kryer katër largime, nga të cilat do të kursente rreth 40 milionë euro.

Alexis Sanchez: Kiliani nuk ka arritur pritshmëritë në Milano dhe është aktivizuar më pak se sezonin e kaluar.

Në 37 ndeshje, ku është aktivizuar këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola. Duke parë dhe moshën e tij, 32 vjeç, Inter-i ka vendosur të heqë dorë prej shërbimeve të tij.

Arturo Vidal: Kiliani tjetër i Inter-it, gjithashtu nuk ka pasur një sezon të mirë te zikaltrit. Problemet e vazhdueshme fizike kanë bërë që mesfushori të mos jetë në nivelin e kërkuar nga Antonio Conte.

Christian Eriksen: Edhe pse këtë sezon, danezi ka treguar rritje në performancën e tij, në krahasim me sezonin e kaluar, përsëri ai ende nuk është lojtar vendimtar për Inter-in. Mesfushori nuk ka arritur të tregojë nivelin që kishte kur luante për Tottenham-in.

Ivan Perisiç: Pavarësisht se Conte nuk e dëshiron shumë largimin e kroatit, ai mund të largohet duke përfituar një kontratë më të mirë dhe ku mund të marrë minuta më shumë për të luajtur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore