Shqipëria

INSTAT – Inflacioni për muajin shtator në Shqipëri 2.6%


“Inflacioni në muajin shtator ishte 2.6%”, sipas raportit të publikuar nga INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), bazuar në metodologjinë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi.

Krahasuar me një vit më parë, po për të njëjtën periudhë, ky tregues ishte 2.3%.

IHÇK mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve, të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

Rritja e çmimeve në muajin shtator, sipas matjeve të Eurostat, ishte më e lartë sesa ajo që u raportua nga INSTAT pak ditë më parë.

Ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, të cilat u shtrenjtuan me 4.7%, ndjekur nga grupi i komunikimit me një rritje prej 2.9%. Më pas vjen sektori i transportit me 2.4%, si pasojë dhe e rritjes së karburantit.

“Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 % secili.

“Shëndeti” me 0,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,7 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Edhe pse ka pasur shtrenjtim, sipas raportit, nuk ka qenë më i lartë se në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas raportit, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në vendet e BE ishte 3,6%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore