Aplikacione

Instagram publikoi funksionin e ri


Instagram, platforma nën pronësinë e Meta-s, po sjell një veçori të re që lejon përdoruesit të shtojnë tekstet e këngëve në videon e tyre “Reels”, në të njëjtën mënyrë si në “Stories”.

Ky funksion vjen pasi u raportua se Instagrami ka testuar disa veçori të reja gjatë javëve të fundit.

Instagram confirms its TikTok rival, Reels, will launch in the US in early  August | TechCrunch

Disa prej këtyre ndryshimeve janë përqendruar në përmirësimin e përvojës së shfletimit në “feed” të përdoruesve, ndërsa disa në funksionet për bashkëpunim mes krijuesve në këtë platformë.

Ndërkaq, veçoria e re që lejon shtimin e tekstit të këngës në “Instagram Reels” është një funksion që kemi parë paraprakisht. Kjo veçori është e njëjtë me atë në “Stories” që u publikua disa vite më herët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore