Lojëra

Iniciativa e re e Asus ROG Academy


Iniciativa e re virtuale nga prodhuesi tajvanez i kompjuterave personal, Asus ROG Academy, synon të lejojë lojëtarët në Indi të shfaqin aftësitë e tyre dhe të kenë shansin për t’u bërë lojëtarë profesionist për e-sporte.

Sipas Gadgets 360, faqe kushtuar të rejave teknologjike, Asus do ta organizojë programin me ndihmën e AFK Gaming dhe do të zgjedhë gjashtë garues të cilët do të bëhen pjesë e ROG Academy.

Kandidatët e përzgjedhur do të udhëhiqen nga profesionist të cilët do të mentorojnë, trajnojnë dhe udhëzojnë lojëtarët drejt qëllimit të përfaqësimit të Asus ROG në nivel lokal dhe global.

“ROG Academy është një program një vjeçar i ndarë në katër seanca tremujore”, shkruan Gadgets 360, duke shtuar se programi do të përqëndrohet te loja e sporteve elektronike Counter-Strike, Global Offensive.

Regjistrimi i lojëtarëve do të nisë më datë një shkurt dhe do të zgjasë deri më datë 10 shkurt.

Për sa i përket procesit të përzgjedhjes, Gadgets 360 shkruan se do të jetë rigoroz. Gjashtë lojëtarët fitues do të marrin 100 mijë rupi pas përfundimit me sukses të trajnimit tremujor. Gjithashtu, do të marrin një pagë prej 15 mijë rupi sëbashku me një bonus në bazë mujore gjatë trajnimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore