Lajme

India nis vaksinimin masiv kundër coronavirusit


India filloi të vaksinojë dhjetëra mijëra njerëz mbi moshën 45 vjeç, të enjten e 1 prillit, në shtytjen e saj më të madhe deri më tani kundër një virusi, që vazhdon e rritet që nga fillimi i muajit tetor.

Një zyrtar i shëndetësisë tha se, vendi i dytë më i populluar në botë synon të vaksinojë 400 milionë njerëz pas zgjerimit të fushatës, i cili ishte i kufizuar te mosha mbi 60 vjeç. Si dhe te njerëzit që ndodheshin në kushte serioze shëndetësore.

“Tani për tani kemi të bëjmë me një situatë emergjente. Çfarëdo që të kemi, ne do ta përdorim atë”.

Njerëz të shqetësuar u rreshtuan në spitalin Max të New Delhi-t, për të marrë dozën e vaksinës Oxford-AstraZeneca të prodhuar nga Instituti i Serumit në Indi. Prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

India e filloi fushatën e saj të vaksinimit gjatë muajit janar. Ata ishin të përqendruar te punonjësit e shëndetësisë dhe më pas te të moshuarit.

India transportoi miliona doza të vaksinës në vendet fqinje dhe më pas në të gjithë botën si pjesë e një nisme diplomatike për të “fituar” miq. Por kjo skemë ka nxitur kritika, pasi popullsia indiane po neglizhohej.

Duke shtuar presionin mbi qeverinë, rritja e përditshme e rasteve është katërfishuar në hapësirën e një muaji, pasi në pjesën më të madhe të Indisë u rihapën biznes dhe fluturimet.

Të dhënat e mbledhura nga Ministria e Shëndetësisë të enjten treguan në total që nga shfaqja e viusit, 162 mijë e 927 persona kanë humbur jetën. Ndërsa u raportuan 72 mijë e 330 raste të reja ditore, më e larta që nga 11 tetori i vitit 2020.

India, është vendi i tretë më i prekur globalisht, pas SHBA-së dhe Brazilit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore