Lajme

IKSHPK me apel emergjent për qytetarët pas shënimit të lartë të rasteve me COVID-19


IKSHPK

Të mërkurën e 26 janarit janë regjistruar 4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, andaj Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

Në njoftim të IKSHPK-së thuhet se varianti i Omicron i virusit, është varianti dominues dhe po përhapet me intensitet të lartë, rrjedhimisht po e rëndon situatën epidemiologjike në vend.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!”, thuhet në njoftim të IKPSHK-së.

 

Afër 440 taste të reja me COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë infektuar 4 mijë e 397 persona me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 16 mijë e 307 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë(MSH), gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 607 persona.

Raste aktive me COVID-19 në vend janë gjithsejtë 25 mijë e 458.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore