Sport

Ibrahimovic: Ligue 1 nuk është interesante pa mua


Sulmuesi i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, është rikthyer me deklaratat e stilit të tij.

Në një intervistë për “Canal +”, futbollisti me pasaportë suedeze ka thënë që kampionati francez, Ligue 1, nuk është interesant që prej se ai u largua.

“Që kur u largova nga Franca nuk ka asgjë më interesante për të folur. Franca ka nevojë për mua dhe jo unë për Francën. Edhe pse ka Messi-n, Mbappe-n dhe Neymar-in, nuk mjafton. Pse? Sepse nuk ka më ‘Zot’“, tha Ibrahimovic.

Kujtojmë që Ibra u largua nga PSG-ja në verën e vitit 2016, për t’u transferuar te Manchester United.

41-vjeçari qëndroi katër vite në kryeqytetin francez, duke shënuar 156 gola në 180 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Tani ai vazhdon të jetë pjesë e Milan-it, por në këtë sezon ende nuk ka pasur paraqitje shkaku i dëmtimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore