Lajme

Ibrahimi: AAK-ja akoma s’ka pranuar kërkesë për anëtarësim nga Mitrovica e Veriut


Sazan Ibrahimi.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, nuk e ka pranuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim nga komuna e Mitrovicës së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, i cili ka sqaruar se nuk e kanë pranuar një vendim të tillë pasi që akoma nuk është shqyrtuar nga Ministria.

“Rregullat janë që çdo vendim i Kuvendit Komunal duhet të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për shqyrtim të ligjshmërisë”.

Ibrahimi, ka potencuar se janë në pritje të kërkesës zyrtare e cila pritet të dorëzohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Tash nuk e di se çka ka ndodhur në këtë relacion dhe neve jemi të hapur po as ta pranojmë këtë kërkesën zyrtare të cilën ai ka dhënë dritën e gjelbër edhe Ministria, Bordi i Asociacionit do e shqyrtojë kërkesën, pastaj Kuvendi do të marrë vendim sa i përket kësaj çështje”.

“Zyrtarisht akoma nuk kemi pranuar një kërkesë nga Mitrovica e Veriut, përveç kërkesën fillestare ku ka treguar gatishmërinë për anëtarësim në Asociacion”.

Teksa është shprehur “i bindur se MAPL-ja” do të ketë “përgjigje pozitive”.

“Sepse procedurat janë respektuar në plotësi, mirëpo këto janë rregullat ligjore dhe tani po as ta kthej MAPL te Komuna po shpresoj që ata do e dërgojnë kërkesën te ne dhe pastaj Bordi dhe Kuvendi do ta shqyrtojë atë”.

Më 30 qershor, Komuna e Mitrovicës së Veriut, ka marr vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Vendimi në fjalë u morr gjatë një seance të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është formuar në vitin 2001 pas zgjedhjeve të para demokratike komunale.

Themelimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është mbështetur në nenin 10 të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale në kuadër të Këshillit të Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore