Sport

I kërkuar nga të gjithë, por vetëm një numër i limituar kanë mundësi ta transferojnë


Agjenti i famshëm italian i futbollit, Mino Raiola, është ndër figurat më të rëndësishme të merkatove në dekadën e fundit.

Raiola ka qenë gjithmonë agjent i lojtarëve të mëdhenjë si Ibrahimovic, Pogba etj.

Së fundmi, ai ka siguruar edhe shërbimet e yllit norvegjez, Erling Braut Haaland.

Haaland është në fokus të të gjithë skuadrave të mëdha në evropë, dhe ai shumë shpejt do largohet nga Dortmund për një aventurë tjetër në një klub elitar.

“Vetëm një numër i limituar skuadrash mund të transferojnë Haaland-in dhe t’i ofrojnë çfarë kërkon”, shprehet Raiola, “katër nga ato klube janë në Angli.”

Për Haaland interes real kanë shfaqur Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid, dhe së fundmi në skenë është futur edhe Joan Laporta, kandidati për president të Barcelona-s.

“Nuk besoj që kriza financiare lidhet me lëvizjen e Haaland”, thotë Raiola, “për talentët si ai, gjithmonë ka hapësirë.”

Haaland ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2022.

Por, në rast se skuadra verdhezi dështon të kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm, norvegjezi do largohet gjatë kësaj vere.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore