Lajme

Hykmete Bajrami: Auditori ka gjetur shkelje në blerjen e librave, raporti nuk mund të kontestohet


Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, duke folur për raportin e auditimit, ka thënë se disa nga gjetjet e shkeljeve kanë të bëjnë me blerjen e librave në vlerë prek 2.1 milionë euro, keq-klasifikimi i shpenzimeve, pagesa e 32 pjesëtarëve serbë pa ardhur në punë.

Bajrami, ka thënë po ashtu se një raport i tillë nuk mund të kontestohet.

Hykmete Bajrami.

“Pagesa e 32 zyrtarëve pa evidencën e vajtje-ardhjes. Ka një mal me të gjetura, gjitha këto kanë sjellur me numrin e të gjeturve nuk ka mundësi që një raport i tillë të kontestohet”, ka thënë ajo.

Në ndërkohë, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ministrisë, ka thënë se në sistemin arsimor janë krijuar disa dobësi.

Por, e gjithë kjo është rezultat i asaj që në Republikën e Kosovës operojnë gjashtë univeristete publike, gjë që sipas Pupovcit, “e ngarkon sistemin financiar”.

Dukagjin Pupovci.

“Ne kemi hartuar një plan veprimi dhe në momentin e dorëzimit me 23 të gjetjeve, nëntë kanë qenë të zbatuara, ndërsa të tjerat janë në proces. Po e pranoj qe ka edhe dobësi që janë të karakterit arsimor, sepse ne kemi gjashtë universitete publike dhe e ngarkon shumë sistemin tonë financiar”, ka thënë Pupovci.

“Ne kemi propozuar që këto universitete të pavarësohen. Në lidhje me 32 punonjësit, vërtetë kemi pasur shumë vështirësi. Kemi provuar të kontaktojmë telefon, vetëm 3 janë përgjigjur. Në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Ministria jonë ka më së shumti persona të tillë që janë kaluar me njërën nga marrëveshjet në të kaluarën. Edhe në momentin kur ta kemi përgjigjen e tyre, do ta kemi problem sepse mund të angazhohen vetëm në pjesën veriore”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, auditori, Qerkin Morina, ka theksuar se gjendja po vazhdon të përkeqësohet dhe e njëjta po neglizhohet na ana personat kompetentë.

Qerkin Morina.

“Gjendja vazhdon të përkeqësohet. Një vit më herët kanë qenë 14 rekomandime tash janë rritur 22, 5 prej tyre janë përsërit”, ka thënë Morina.

“Kjo është një neglizhencë e zyrtarëve, gabimet kur përsëriten rezultojnë me pasoja më të mëdha. Planin e veprimit jemi tu e analizuar, ekipet e kanë kry një pjesë të punës 2021 dhe jemi tu e testu nivelin e rekomandimeve se deri në çfarë shkalle janë zbatuar”, ka shtuar ai.

Mes tjerash, Morina u shpreh se ekzistojnë zbrazëti në koordinimin e aktiviteteve e se gjendja nuk është aspak e mië sidhe ka kërkuar nga zyrtaret e MSh-së t’i shikojnë me kujdes rekomandimet e ta përmirësojnë gjendjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore