Lajme

Suspendohen tre zyrtarë policorë në Ferizaj


Inspektorati Policor i Kosovës i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë – një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor – që të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut në Ferizaj me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më zyrtarët policorë e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë 104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Sipas njoftimit, katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

“Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë tashmë të suspenduar është manipuluar tiketa dhe rasti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore