Lajme

Hoxhaj: Historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të rishkruhet


Nënkryetari i Kuvendit si dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj.

Nënkryetari i Kuvendit si dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se është i bindur në pafajësinë e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ai ditën e fillimit të gjykimit ndaj tyre e ka përshkruar si shumë “të dhimbshme”, për të gjithë shqiptarët.

“Sot është një ditë plotë dhimbje për shqiptarët kudo që janë, meqë filloi procesi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të gjithë këta bartës institucionesh kanë qenë të zgjidhur nga qytetarët”.

“Është një fazë plotë dhimbje dhe plotë e padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të tyre. Të gjithë krerët e UÇK janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të shkruhet sërish.

“Për mendimin tim historia e Kosovës është shkruar deri në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të shkruhej më 2023”.

Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova zbarkuan të dielën në Prishtinë nga secila lagje e secili fshat me kërkesën e vetme: drejtësi për krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë të Holandës për krime të pretenduar lufte.

Akoma nuk ka shifra zyrtare, por për nga masiviteti i pjesëmarrjes, marshi i organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe i përkrahur nga partitë politike, nismat qytetare, organizatat e shoqërisë civile, duhet të jetë një nga organizimet me pjesëmarrjen më të madhe qysh nga paslufta.

Kolonat e njerëzve ishin grumbulluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, te sheshi “Nënë Tereza” e deri te sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova”.

Më 3 prill ka nisur gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ndërsa qytetarët presin që drejtësia të bie në vendin e vet.

Prokuroria bën fajtore UÇK-në për “politikë dhe qëllime kriminale” – Çfarë po thotë Prokuroria Speciale në fjalën hapëse

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore