Lajme

Pse morën pjesë në marsh? – Përgjigjet emocionuese të pjesëmarrësve – “presim drejtësi, i frikësohemi të kundërtës”


Tubimi madhështor në Prishtinë

Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova kanë zbarkuar të dielen në Prishtinë me kërkesën e vetme: drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë të Holandës për krime të pretenduara lufte.

Marshi madhështor në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një mesezh para se ata të përballën në betejën e tyre të fundit për të dëshmuar se lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ndërsa qytetarët presin që drejtësia të bie në vendin e vet.

“Si çdo herë, ne presim me qenë të lirë, të drejtë, por Evropa është ajo që ka qenë më hërët”, thotë një qytetar që ka ardhur nga Suhareka për t’iu bashkëngjitur thirrjes së platformës “Liria ka emër”, që për nga pjesëmarrja duhet të jetë një nga organizimet me pjesëmarrjen më të madhe qysh nga paslufta.

“Mos të gjykohen vetëm shqiptarët. Mos të ketë gjykim selektiv për shqiptarët. Për këtë edhe marshuam, që të jemi sa më korrekt me drejtësinë. Ata le të kthehen në vendin e vet sepse nuk kanë bërë krime. Të gjykohet ata që kanë bërë krime”, thotë nën emocione një tjetër qytetar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore