Film

Historiani i “Oppenheimer”, thotë se “akoma është duke u rikuperuar emocionalisht” nga filmi i Christopher Nolan


Historiani dhe autori Kai Bird, që shkroi biografinë e J. Robert Oppenheimer në vitin 2005, libër ky që frymëzoi filmin e rradhës të Christopher Nolan, ka ndarë mendimet e tij për filmin në fjalë.

“Oppenheimer” do ketë në rol kryesor aktorin irlandez, Cillian Murphy, ku do të paraqitet si “babai i bombës atomike”, derisa filmi do të debutoj në treg më 21 korrik të këtij viti.

Bird, që ishte bashkëautor i “American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer”, ka mbajtur gjatë kesaj jave një fjalim akademik, brenda të cilit ka zbuluar përshtypjet e tij, rreth këtij prodhimi kinematografik.

Cillian Murphy

“Unë jam, për momentin, i habitur dhe emocionalisht duke u rikuperuar nga ajo çfarë pashë në lidhje me ‘Oppenheimer’”, ka thënë ai.

“Mendoj se do të jetë një arritje artistike mahnitëse dhe kam shpresa se do të nxisë në të vërtetë komente kombëtare, madje edhe globale për çështjet për të cilat Oppenheimer ishte i dëshpëruar të fliste – për mënyrën se si të jetonte në epoka atomike, si të jetosh me bombën dhe për McCarthyism – çfarë do të thotë të jesh patriot dhe cili është roli i një shkencëtari në një shoqëri të mbytur me teknologji dhe shkencë, të flasë hapur për çështjet publike”, shtoi ai.

Ndërsa shfaqte pamjet e reja të promos së filmit në një kinema në Las Vegas në fillim të këtij viti, Nolan tha pranë të pranishmëve – “Dua apo jo, J Robert Oppenheimer është personi më i rëndësishëm që ka jetuar ndonjëherë. Ai e bëri botën në të cilën jetojmë, për mirë ose për keq”.

“Nuk njoh përrallë më dramatike me aksione më të larta, kthesa e dilema etike. Mendjet më të mira në vend ishin në një garë të dëshpëruar kundër nazistëve për të shfrytëzuar fuqinë e atomit në Luftën e Dytë Botëroe”, ka shtuar Bird.

“Imagjinoni të njëjtat mendje që kuptojnë mundësinë që mund t’i vënë zjarrin të gjithë botës, megjithatë ata vazhduan dhe shtypën butonin. Doja të isha atje dhe të shihja se si mund të ishte”, tha ai tutje.

Filmi “Oppenheimer” do të jetë nën drejtimin e Cillian Murphy, Emily Blunt, Robery Downey Jr dhe Florence Pugh.

Kasti i filmit përfshin gjithashtu Matthew Modine, Rami Malek, Kenneth Branagh, Dane DeHaan, Benny Safdie, David Krumholtz, Jack Quaid dhe Alden Ehrenreich.

Data e publikimit të tij, më 21 korrik, shënon të njëjtën ditë me publikimin e “Barbie” të Greta Gerwig, ku interpretojnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore