Shqipëria

“Himara minoritet” është absurditeti më i madh historik, thotë Berisha


Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka reaguar për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të Shqipërisë.

“Kryeministri i Greqisë, i një vendi partner, mik, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si zyrtar, qoftë si qytetar. Mund të vizitojë Himarën dhe çdo zonë tjetër. Por zhurma se Himara është minoritet është absurditeti më i madh historik”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, askush më shumë se himariotët nuk janë larë në gjak për identitetin e tyre kombëtar shqiptar.

“Himara ka një realitet të pamohueshëm, se një pjesë e fshatrave flasin edhe shqip edhe greqisht. Qyteti, si çdo port, është i miksuar, shqiptarë kryesisht, por edhe grekë, venecianë. Por këto, as gjuha, as mikstura, nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër përveçse bastion i shqiptarizmit”, ka vijuar ai.

Berisha ka theksuar se kryeministri grek mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj është shqiptare, përfshi edhe ato fshatra që janë bilingualë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore