Sport

Hidhet shorti për edicionin e ri të futbollit kosovar


Sezoni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, do të fillojë më datën 21 gusht, derisa ai në Ligën e Parë, do të nisë një javë më vonë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Këtë të premte në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për sezonin 2021/22 të futbollit kosovar.

Fillimisht u përcaktuan çiftet në Superligë, e më pas edhe për Ligën e Parë në të dyja grupet.

Para tërheqjes së shortit, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, uroi klubet për një kampionat sa më të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit.

Këtë vit në Superligë, janë ngjitur Malisheva, Ulpiana e Dukagjini, derisa në Ligën e Parë kanë rënë Trepça’89, Besa dhe Arbëria.

Çiftet e javës së parë në Superligë dhe në Ligën e Parë të Kosovës:

Superliga:
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani

Liga e Parë – Grupi A:
Trepça’89 – Liria
A&N – Drenasi
Rahoveci – Besa
Onix – Vëllaznimi
Istogu – Trepça

Liga e Parë – Grupi B:
Ferizaj – Vllaznia
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
Fushë Kosova – Kika
Dardana – Vitia
Arbëria – Flamurtari

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore