Zgjedhjet në Kosovë

Haziri: Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit


Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pranuar humbjen për komunën e Gjilanit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hysenit i uron fitoren.

“z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.

Haziri, u shpreh se gjilanasit i falënderoj nga zemra edhe për mbështetjen në këto zgjedhje lokale.

“Gjilanasit i falënderoj nga zemra kemi pasur ditë të mira, kemi pasur ditë të këqija, por i falënderoj të gjitha ata që më kanë mbështetur”.

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe kundër kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri.

Ndërsa, bëri të ditur se “do të vazhdoj aktivitetet e reja politike”.

Duke u shprehur se ka humbur nga një rezultat i cili dallon prej 700 votash kundër kandidatit Lutfi Hazirit.

Kurse, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook ka thënë se fushata e tyre është nisur me bindjen se do të sjellin ndryshim historik në Gjilan.

“E ne, ia dolëm. Na motivoi Gjilani i lënë për shumë vitë në harresë, e tash kjo kohë ka marrë fund. Çdo problem që është shkaktu tash e sa vite ka një zgjidhje, e çdo kohe pas lënies në harresë e humbjes së shpresës, i vjen dita e ndryshimit, dita e lulëzimit të fitores së re”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 51,17 për qind të votave apo 20,100 vota, ndërsa Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 48,83 për qind ose 19,177 vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore