Sport

Hazard, gjithnjë më afër largimit nga Real Madrid-i


Eden Hazard po afrohet gjithnjë e më afër largimit nga Real Madrid-i.

Qysh nga ardhja e Carlo Ancelotti-t në stol, Hazard ka qenë gjithnjë në dispozicion, por e ka humbur vendin e titullarit.

Belgu te Madrid-i nuk ka kaluar aspak periudhë të mirë, duke dal një nga transferimet më të dështuara në historinë e Real-it.

Kjo, e ka bërë klubin madrilen që të konsiderojë shitjen e tij.

Dhe, tani dera është e hapur për largimin e Eden Hazard, madje qysh në muajin janar.

Ancelotti e bëri të ditur këtë fakt në një konferencë për shtyp para ndeshjes përballë Elche-s.

“Unë asnjëherë në karrierën time nuk e kam detyruar një futbollist që të qëndrojë pa dëshirën e tij”, u shpreh Carlo.

“Kush do që dëshiron të largohet, dera e di ku është”.

Vendimi do të jetë i Hazard-it, por duket se ai po kalon sezonin ose muajt e fundit te Real Madrid-i, dhe kjo ndryshon vetëm nëse një mrekulli ndodh.

Të interesuar për shërbimet e tij janë disa skuadra nga Premier League, përfshirë edhe ish-skuadrën e tij, Chelsea-n.

Se çfarë do sjellë e ardhmja për Hazard-in, do të kuptohet shumë shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore