Shqipëria

Haxhiu: Administrata e re e SHBA-sё do t’i vёrё pikёn problematikёs nё veri tё Kosovёs


Gazetari Baton Haxhiu foli nё emisionin“Shock” rreth ardhjes së Joe Biden nё krye tё Shtёpisё sё Bardhё. Sipas tij, administarata e re, me shumё mundёsi do t’i vёrё pikёn problematikёs nё veri tё Kosovёs.

Problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës, lidhen me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre.

Haxhiu u shpreh se Kosova “nuk ёshtё e fuqishme pёr t’a zgjidhur çёshtjen vetё”.

Sipas tij, politikat e SHBA-sё pёr Ballkanin nuk do tё kenё ndonjё ndryshim tё madh, por gjithsesi ai mendon se do tё ketё njё fokus nё dhёnien fund tё armiqёsive nё Ballkan.

Nga ana tjetёr, gazetari Andi Bushati shpreson qё administarata e re “tё rikthejё Amerikёn e ёndrrave qё çliroi Kosovёn, dhe jo atё tё tipave kaubojsё tё Trump dhe Grenell”.

Haxhiu konsideroi gjithashtu vendimtar, marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel-it. Sipas tij ky i fundit ёshtё më afër Rusinë.

Ai u ndau po ashtu frikёn pёr fatin e Kosovёs me administratёn e re.

“Besoj se nuk do tё pyetet shumё e ardhmja e saj”, deklaroi Haxhiu./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore