Sport

Harry Kane, kushti për kontratën e re


Sulmuesi anglez i Tottenham-it duket me një këmb jashtë  “Tottenham Stadium” për sezonin e ardhshëm.

Kane e ka bërë të qartë që do të luaj në Champions League.

Me Tottenham-in që është në vendin e shtatë, kualifikimi në Champions duket shumë i vështirë për gjelat.

27-vjeçari ka tash shtatë sezone të plota te Tottenham, gjë kjo që e shtynë edhe më tepër të kërkoj largimin.

Daily Mail raporton që lojtari nuk ka problem qëndrimin në Londër, por më shumë do e dëshironte largimin.

Për Kane-n, të interesuar janë shfaqur ekipet tjera angleze, United dhe Manchester City, por Daily Mail raporton që për të janë të interesuar edhe tre gjigantët evropian, Barcelona, Bayern dhe Rel Madrid.

Por, për asnjërën nga këto ekipe, Kane nuk është në plan të parë.

Një gjë është e qartë, që Kane medoemos do që të luaj në Champions League.

Tottenham-it duket që po i ndodh ajo që i frikësohej më së shumti – humbja e njërit prej yjeve të skuadrës, Kane dhe Son.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore